Arbëri

AKR mbështet protestën për Haradinajn

Partia Aleanca Kosova e Re përmes një kumtese njofton se përkraha protestën e nesërme në mbështetje të lirëti të Ramush Haradinjat nga ndalimi në Francë, transmeton koha.net.

Në kumtesë AKR thotë

Padrejtësitë në Republikën e Kosovës, po rriten çdo ditë e më tepër. Është e padrejtë dhe e papranueshme që mijëra familje të jetojnë në varfëri të skajshme, që qindra mijëra të rinj të mbesin rrugëve të papunë dhe të pa shpresë për një jetë normale në vendin e tyre.

Është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit që jetojnë të izoluar dhe tu mohohet e drejta për lëvizje të lirë.

Është e padrejtë që minierat e Kosovës të shiten e stërshiten dhe askush të mos thotë asnjë fjalë dhe të mos bëjë asnjë veprim për të parandaluar shitjen e pasurisë tonë. Në vazhdën e këtyre padrejtësive është edhe mbajtja e Ramush Haradinaj në Francë dhe heshtja e institucioneve tona për këtë padrejtësi.

Protesta e thirrur për ditën e shtunë, në ora 13.00, kundër mbajtjes së Haradinajt në Francë është plotësisht e drejtë, prandaj AKR-ja e mbështet si të tillë duke besuar fuqishëm se kjo do të jetë një protestë masive, paqësore dhe dinjitoze.