Arbëri

Kolona në pikat kufitare Muçibabë e Dheu i Bardhë

Qendra për Menaxhim Kufitar njoftoi të martën se në tri pika të kalimit kufitar, ka komunikacion të rënduar.

Në pikën kufitare Muçibabë, kolona në hyrje është 300 metra, me ç'rast vozitësit po presin deri në 1 orë, ndërsa kolona në dalje të pikës kufitare është 150 metra.

Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në gjysmë ore, e kolona është 200 metra, ndërsa kolona ka edhe në pikën në Merdar, ku pritjet janë deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera të kalimit kufitar, pritjet janë normale, njoftoi Qendra për Menaxhim Kufitar, Departament i Ministrisë së Punëve të Brendshme.