Arbëri

Dy të vdekur nga COVID-19 të hënën në Shqipëri

Dy persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 233 persona kanë rezultuar të infektuar gjatë kësaj kohe.

Brenda së njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 1044 persona të infektuar deri tani.

Në të gjithë vendin janë 8997 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 32 pacientë.