Arbëri

Dy të vdekur nga COVID-19 të dielën në Shqipëri

Descriptive Text

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 965 raste të reja pozitive janë shënuar gjatë kësaj kohe nga gjithsej 1984 mostra të marra për testim.

Me 843 personat e shëruar brenda një dite, numri i përgjithshëm i të kuruarve ka shkuar në 291,553.

Me këtë rast rritje ka shënuar edhe numri i rasteve aktive, që tashmë ka arritur në 9,810.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, 30 persona vazhdojnë të trajtohen në spitalin COVID-3 të Shqipërisë.