Arbëri

Haradinaj: Mbi 400,000 euro dëme për zjarrfikësit nga mosaprovimi i Ligjit të pagave

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar disa shifra që sipas tij paraqesin dëmet që u janë shkaktuar zjarrfikësve nga mosaprovimi i Ligjit të Pagave.

Sipas Haradinajt, kur qeveria e tij ka miratuar rritjen e pagave në bazë të ligjit, planifikohej rritja deri në 736 euro, nga 430 sa është aktualisht.

"Mbi 900 intervenime kanë kryer zjarrfikësit tanë vetëm në rajonin e Prishtinës, që nga fillimi i këtij viti, e vitin e kaluar mbi 2 mijë intervenime. Përpos mungesës së stafit, që vërehet më së shumti tani gjatë sezonit veror, nga mosaprovimi i Ligjit të Pagave, ky sektor është dëmtuar mbi 400 mijë euro. Paga bazë e zjarrfikësit vazhdon të mbetet 430€, e me ligj planifikohej të ngrihej në 736€, shto kësaj edhe rritjen çdo vit, krahas inflacionit”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka thënë se qeveria po i hyn në hak njerëzve që shërbejnë për shtetin.