Arbëri

Prishja e motoskafit la dy familje kosovare në det, shpëtohen nga Policia e Vlorës

Descriptive Text

Pesë persona nga Kosova janë shpëtuar nga Policia e Vlorës të mërkurën në mbrëmje, pasi defekti në motoskaf ua kishte pamundësuar kthimin në breg.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në mesin e dy familjeve ishte edhe një fëmijë dyvjeçar. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas njoftimit, familjet kishin mbetur duke lundruar në det, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit.

“Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 2 familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 2 familjeve që ishin në rrezik mbytjeje. Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

VIDEO:
 

 
Pamje nga momenti kur dy familje kosovare shpëtohen nga Policia e Vlorës

?? Pamje nga momenti kur dy familje kosovare shpëtohen nga Policia e Vlorës Lajmi ? https://www.koha.net/r335691 Video ? Policia e Shqipërisë

Posted by Koha.net on Thursday, July 21, 2022