Arbëri

AAK-ja planifikon të krijojë forum të kryetarëve të komunave, akuzon Qeverinë për mosbashkëpunim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë të shqetësuar se Kosova mund të shkojë në kolaps të krizës energjetike.

Ai ka thënë se po ashtu inflacioni është mbi 14% dhe nuk po shohin ndonjë veprim në këtë drejtim nga ana e Qeverisë.

Në një konferencë për media ka thënë se janë bllokuar edhe nisma të tjera si nisma për tërheqjen e 30% nga Fondi Pensional.

Haradinaj ka akuzuar Qeverinë se nuk po tregohet bashkëpunuese me komunat, derisa ka paralajmëruar se do të krijojë forum të kryetarëve të komunave.

“Qeveria ka kohë që nuk është duke u treguar bashkëpunuese por edhe e përgjegjshme për komuna, nuk ka ndarë buxhet për komuna. Pikërisht për këtë arsye AAK ka vendos të krijojë një forum të kryetarëve të komunave. I pari që do t’i prijë forumit të kryetarëve është kryetari Ardian Gjini”, ka thënë ai.