Arbëri

Kosova pranohet në Organizatën Botërore të Doganave

Descriptive Text

Një tjetër lajm i mirë pak ditë pas njohjes nga Bangladeshi.

Sot zyrtarisht Kosova është pranuar në Organizatën Botërore të Doganave, që është anëtarësimi më i rëndësishëm pas anëtarësimit tonë në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2009.

Kështu ka thënë për Koha.net, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj.

Një falënderim i veçantë për shtetet mike, qeverinë belge dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders për përkrahjen për tu bërë pjesë e kësaj organizate pas disa vitesh lobimi intensiv, ka shtuar ai.