Arbëri

Të martën, temperaturat mbi 30 gradë celsius

Descriptive Text

Të martën pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura mbi 30 gradë celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 e 15 gradë celsius, derisa maksimalet ndërmjet 28 e 31 gradë celsius.

“Indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.