Arbëri

Vuçiqi i kundërpërgjigjet deputetit ukrainas që tha se do të hakmerren ndaj tij bashkë me Kroacinë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, iu kundërpërgjigj të shtunën kërcënimeve të deputetit ukrainas, Aleksey Goncharenko, duke thënë se “i uron të gjitha të mirat popullit ukrainas”.

Goncharenko, deputet i partisë Verkhovna Rada kishte thënë të premten se “Ukraina, së bashku me Kroacinë, do të hakmerren ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për deklaratat e tij për operacionin special nga Rusia”, transmeton B92.

Dhe Vuçiq teksa po merrte pjesë në një ngjarje në aeroportin e Beogradit, u shpreh se “i uroj popullit ukrainas gjithë të mirat, dhe kroatët duhet të kujdesen për punën e tyre”.

Serbia është një nga vendet e vetme në Evropë që nuk ka sanksionuar Rusinë për luftën në Ukrainë.