Arbëri

Rojat bregdetare në Shqipëri: Licencë po e vrojtim jo

Radhime, Turizmi

Sipas Vendimi të Këshillit të Ministrave në Shqipëri, çdo subjekt që merr lejen për të përdorur zonën e plazhit, duhet të pajiset me rojën bregdetare të kullave të vrojtimit.

Leneda Kamberaj, trajnere e licencuar e vrojtuesve të plazhit, tha për Euronëes Albania se për vitin 2022 janë trajnuar dhe licencuar 19 vrojtues. Por, të 19-it janë pronarë plazhi dhe kjo ndodh për dy arsye.

“Pronarët e plazhit kërkojnë persona për t’i trajnuar që t’ua bëjnë ata pagesën e trajnimit dhe të vendosin vrojtuesit çfarë rroge duan, por nuk ka persona të interesuar. Një arsye tjetër është se pronarët e plazhit nuk duan të paguajnë lekë shtesë për të marrë një punonjës më shumë dhe e bëjnë vetë trajnimin, por nuk është se këta pronarë qëndrojnë në pikën e vrojtimit dhe kryejnë rolin e vrojtuesit të plazhit, e marrin vetëm për të marrë lejen e plazhit dhe kaq”, sqaroi ajo.

Në Vlorë tashmë çadrat janë vendosur dhe pushuesit shtohen çdo ditë, ndërsa mungesa e elementëve të sigurisë, vijon të mbetet problem edhe këtë sezon.

Kryeinspektori i policisë bashkiake tha për Euroneës Albania se kontrollet nuk kanë nisur ende pasi po pritet lista përfundimtare e përfituesve të plazheve nga bashkia Vlorë. Kurse, Agjencia Kombëtare e Bregdetit tha se javën që vjen do të nisin kontrollet së bashku me policinë e shtetit dhe atë bashkiake për të kontrolluar të gjitha subjektet mbi hapësirat e zëna dhe pajisjen me vrojtues plazhi./Euroneës Albania