Arbëri

Kuvendi mblidhet të enjten, shqyrton një varg pikash të papërfunduara

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen të enjten në orën 10:00 për t'i vazhduar disa pika të papërfunduara të seancave plenare të mbajtura më 16, 22, 23 e 30 qershor si dhe 1 e 6 korrik.

Në orën 11:00 pritet të nisë seancë e re plenare, ku pos deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të ketë pyetje parlamentare e shqyrtime të projektligjeve.

“Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006- 2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.