Arbëri

Çitaku: Kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për siç ka thënë ajo, vizitën e tejzgjatur në Greqi.

Sipas saj, pasi të përfundojë pjesëmarrja në një konferencë, askush prej lilderëve të shteteve nuk e vazhdon qëndrimin.

“Rëndom, në konferenca të tilla, kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë. As kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët. Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, ka shkruar Çitaku të hënën në Facebook.

Kurti shkoi në Greqi më 5 korrik ku mori pjesë në tryezën e organizuar nga qeveria greke dhe gazeta britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Kurti sot (11 korrik) është takuar në Greqi edhe më emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.