Arbëri

Dy të vdekur si pasojë e COVID-19 të enjten në Shqipëri

Descriptive Text

Dy persona humbën jetën si pasojë e COVID-19, të enjten në Shqipëri, derisa nga 2100 testime, 973 rezultuan pozitivë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, viktimat janë një 75-vjeçare e një 71-vjeçar, ndërsa në 24 orët e fundit u shëruan 416 pacientë nga COVID-19. Në spital, për trajtim u shtrinë 29 të tjerë.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria regjistroi 3.510 të vdekur si pasojë e COVID-19.