Arbëri

Zëvendëssekretari i NATO-s të enjten në Kosovë, do t’i takojë Osmanin e Rakiqin

Të enjten e 7 korrikut, një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur në një njoftim për media NATO-ja. Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit.

Siç thuhet në komunikatë, ata do të takohen me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftimit, delegacioni do ta vizitojë KFOR-in për takim me komandantin Ferenc Kajari.

Priten takime edhe me shefat e misionit të Bashkimit Evorpian në Kosovë, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut.