Arbëri

Auditori gjen se Telekomi humbi 10.8 milionë euro nga keqmenaxhimi, RTK-ja 800 mijë

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se nga auditimi i kryer në Telekomin e Kosovës, ka rezultuar humbje prej 10.8 milionë eurosh për vitin e shkuar, ndërsa nga ai në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), humbjet nga keqmenaxhimi janë 800 mijë euro.

Në konferencën për media të martën, Spanca prezantoi çështjet kryesore të paraqitura në raportet e auditimit të rregullsisë dhe performancës dhe parregullsitë kryesore, të cilat ZKA-ja i ka identifikuar përmes auditimeve të kryera për vitin 2021.

Ajo tha se “Termokosi”, ka arritur të realizojë fitim 1.9 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të humbjeve e kishte Telekomi i Kosovës në shumën prej 10.8 milionë euro kurse fitim kishte realizuar ‘Termokosi’, 1.9 milionë euro. Në auditimin e performancës në RTK, është vërejtur se kontrolli i dobët i ka kushtuar RTK-së 800 mijë euro nga kenxhmenaxhimi për tre vjet”, tha ajo. /EO