Arbëri

Molliqaj publikon numrin e ministrit, fton ndjekësit t’i shkruajnë privatisht

Descriptive Text

Kryetari i PSD-së, ia ka bërë publik numrin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, ndërkohë ka ftuar ndjekësit e tij në Facebook, t’i shkruajnë privatisht.

Molliqaj në postimin e tij ka shkruar se “Hekuran Murati s'mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së”.

“Shkruaj mesazh në numrin e tij 'xx', kërko dorëheqjen”, thuhet në foton që ka postuar.

Molliqaj u është referuar disa postimeve të Muratit para pesë vjetëve kur nuk ishte në Qeveri, e ku kishte folur për veteranët, përkatësisht numrin e tyre të madh.