Arbëri

BSK-ja kërkon nga bashkatdhetarët të marrin policën e sigurimit në pikat kufitare

Foto: Koha / ilustrim

Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë është vërejtur se në këtë pikë kufitare kanë hyrë edhe vetura me targa të huaja e që nuk e kanë marrë fare policën e sigurimit kufitar në pikën e Byrosë Kosovare të Sigurimit në këtë pikë kufitare.

BKS-ja ka bërë të ditur se pajisja me policë sigurimi është edhe obligim ligjor në Kosovë.

“Çdo dëm që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin”, thuhet në njoftim.

Byroja ka kërkuar nga bashkatdhetarët që kurdo që hyjnë në pikat kufitare ta marrin policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj kanë mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës.