Arbëri

Vizita e kabinetit të Kurtit në SHBA i kushtoi Kosovës afro 37 mijë euro

Gati 37 mijë euro kanë qenë shpenzimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kabinetin e tij prej pesë zyrtarësh tjerë, kanë bërë në vizitën zyrtare prej 16 ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në maj.

Së bashku me pesë anëtarë të stafit të tij, Kurti ka shpenzuar 36 mijë e 722 euro e 47 centë për vizitën nga 6 deri më 22 maj.

Veç kreu i Qeverisë, gjithsej ka shpenzuar 9 mijë e 304 euro e 80 centë, prej tyre 4 mijë e 853 euro e 68 centë për akomodim, 4 mijë e 279 euro për bileta e 172 euro e 12 centë shpenzime të tjera, detaje për të cilat nuk janë dhënë.

Më shumë se Kurti, shkaku i mëditjes së marrë, janë regjistruar shpenzime në emrin e shefit të stafit, Luan Dalipi. 9 mijë e 480 euro e 94 centë është gjithsej shuma e shpenzuar nga ai. Sipas të dhënave të siguruara përmes qasjes në dokumente zyrtare, Dalipi ka shpenzuar 4 mijë e 770 euro e 97 centë për akomodim, 2 mijë e 984 euro e 75 centë për biletë e 1 mijë e 617 euro për mëditje e 108 euro e 22 centë shpenzime të tjetra.

Por mëditje me shumë se sa shefi i stafit, ka marrë fotografi Patrik Domi. Totali i shpenzimeve të Domit kalon shumën prej 9 mijë e 413 euro. Prej tyre 4 mijë e 324 euro e 67 centë për akomodim, 3 mijë e 47 euro e 95 centë për biletë e 1 mijë e 963 euro e 50 centë për mëditje.

8 mijë e 523 euro e 34 centë të tjera janë shpenzuar nga tre këshilltarët e tjerë të Kurtit.

Kryeministri Kurti qe kritikuar se në vizitën e tij në Amerikë nuk ka takuar asnjë nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan