Arbëri

Panagiotou: Ta gjejmë formën se si në arsim ta mësojmë përdorimin e mirë të teknologjisë

Descriptive Text

Profesori i gazetarisë e komunikimit masiv në Universitetin Aristotelis në Greqi, Nikos Panagiotou, ka thënë se një prej arritjeve më madhore të viteve të fundit është aftësia për t’u informuar në forma të ndryshme nga burime të ndryshme.

Panagiotou ka shtuar se përparësi e madhe është teknologjia, porse duhet adresuar ajo edhe nga shkencat shoqërore.

“Teknologjia bëri atë që mund ta bënte, solli shumë burime të informimit, por tash shkencat shoqërore, veçanërisht shkencat e komunikimit, edukimit, duhet t’i aftësojnë njerëzit si t’i përdorin burimet dhe si të nxjerrin maksimumin nga kuptimi i këtyre burimeve”, ka thënë Panagiotou në emisionin “Edumedia” në KTV.

Ai ka shtuar se një nga sfidat më të mëdha është luftimi i dezinformimit.