Arbëri

Një i vdekur dhe 90 raste me COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 90 raste të reja, nga 366 testime gjithsej dhe një humbje jete pas më shumë se dy muajsh, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Janë 1.825 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 - një 72-vjeçar nga Tirana, i pa vaksinuar.

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.844.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 279.167 raste pozitive, prej tyre 273.844 janë shëruar, 1.825 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3.498 pacientë.