Arbëri

Haraqija: Haradinaj ka kontakte të shpeshta me familjen Rugova

Astrit Haraqija, ish-ministër i LDK-së, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se takimi i ditës së sotme mes deputetes së LDK-së, Teuta Rugova dhe të nominuarit për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, është i shpeshtë.

“Haradinaj ka dalë në takime të shpeshta, jo vetëm me familjen Rugova”, ka thënë ai.

Sipas Haraqinaj, takimi me familjen Rugova nga ana e Haradinajt, ishte i hapur dhe se ai është mik i vjetër familjar, kështu që një takim i tillë nuk ishte i pari.

“Takime të tilla kanë ndodhur shpesh me familjen Rugova, kështu që s’duhej të përflitej kaq shumë”, tha ai.

Për sa i përket qeverisë së ardhshme, Haraqinaj ka thënë bindshëm se nuk mund të bëhet pa LDK-në.

“Kemi qenë të interesuar që qeverinë ta bënim vetë. Por pasi nuk i kemi numrat, normal duhet të punohet ende”, ka thënë ai.

“LDK kurrë nuk i ka bllokuar institucionet, LDK është themel i shtetit. Pa LDK nuk mund të bëhet asnjë institucion”.