Arbëri

Osmani kërkon intensifikim marrëdhëniesh me Singaporin

Descriptive Text

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Singapor, ka takuar presidenten e këtij vendi, Halimah Yacob.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ia ka shprehur interesin për intensifikimin e marrëdhënieve me këtë shtet të Azisë Juglindore.

“Pavarësisht distancës së largët gjeografike, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve me këtë shtet të Azisë Juglindore, sidomos duke e ditur potencialit e bashkëpunimit tregtar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Sipas njoftimit, Osmani ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të fokusuar në fushat ku Singapori ka shënuar përparim, si teknologjia dhe fusha e mbrojtjes.

“Ky bashkëpunim sipas Presidentes Osmani duhet të shtrihet edhe në fusha të tjera, si ajo e arsimit, energjisë, e shumë fusha të tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Osmani ka prezantuar potencialin e Kosovës, si mundësi për investime nga Singapori për shkak të popullsisë së re e tregut të punës me kosto efektive.