Arbëri

S’ka më vlerësime nxënësish në tri periudha, rikthehet sistemi i vjetër

 

Prej vitit të ri shkollor, vlerësimi i nxënësve në arsimin parauniversitar pritet që të ndryshojë. Ministria e Arsimit ka paraparë që të rikthehet sistemi i vlerësimit me dy periudha, prej tri sa është aktualisht. Plani është mirëpritur nga mësimdhënësit, të cilët vlerësimin aktual, të bazuar me tri periudha, e kanë kualifikuar si barrë administrative. E njohësit e arsimit kanë paralajmëruar për mungesë instrumentesh të duhura për vlerësim

Prej shtatorit të vitit shkollor 2022/23 do të rikthehet vlerësimi i nxënësit në arsimin parauniversitar në dy periudha, siç ka qenë para vitit 2016.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit parasheh që me udhëzimin e ri administrativ vlerësimi të bëhet në gjysmëvjetorin e parë dhe gjysmëvjetori e dytë, duke e hequr vlerësimin që ishte i përcaktuar deri më tani me UA të vitit 2016, ku përfshihej vlerësimi para pushimit pranveror.