Arbëri

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa në disa pjesët tjera të territorit, parashihet të kenë më pak reshje.

“Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHK-së të martën.