Arbëri

Mot kryesisht me diell të martën në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë, pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në orët e pasdites vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë celsius.

“Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 17:00. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHK-së.