Arbëri

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se vendi i saj mbështet Ukrainën dhe popullin e saj në luftën që po zhvillon kundër Rusisë.

Fajon, pak pas mbërritjes në Luksemburg, ku të martën do të mbahet samiti i shefave të BE-së, ka thënë se Sllovenia është pro që Ukrainës t’i jepet statusi kandidat për anëtarësim në BE, por ka shtuar se as vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bën të lihen në harresë, shkruan të hënën “klix”.

Fajon tha se mbështet edhe idenë që Bosnjë-Hercegovinës t’i jepet ky status, pastaj të hapen negociatat për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut si dhe të liberalizohen vizat për Kosovën.

Ditëve të fundit janë rritur premtimet e shteteve të BE-së për liberalizim të shpejtë të vizave për Kosovën.

Fajon më herët ishte eurodeputete dhe raportuese për Kosovën.