Arbëri

Haxhiu: Kemi Planin B nëse opozita e bllokon procesin e vettingut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes profilit të saj në Instagram u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

E pyetur nëse ka alternativë nëse opozita e bllokon procesin e vettingut, ajo ka thënë se ministria që e drejton e ka edhe planin B.

Megjithatë, Haxhiu ka shtuar se synojnë ndryshimet kushtetuese dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me secilin subjekt politik.

Ndërkaq për verifikimin e listave të veteranëve, ajo ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Kushdo qoftë që edhe një minutë e ka mbajtur uniformën e UÇK-së, meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti, por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë. Ata nëse nuk tërhiqen, duhet të largohet nga lista sepse është dëm i madh i së kaluarës, tashmes dhe së ardhmes”, ka shkruar ajo.

Haxhiu është pyetur edhe projektligjin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se ky projektligj tashmë është në Kuvend, duke shtuar se së bashku me Komisionin për Legjislacion do t’i adresojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe më pas i njëjti do të votohet në lexim të dytë.

“Varet sa zgjatet puna e grupit punues. Besoj deri në shtator të këtij viti do të hyjë në fuqi”, ka shkruar tutje ajo.

{gallery}