Haradinaj bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

Haradinaj bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

21 korrik 2017 11:02

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK dhe Nisma ka bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Haradinaj nëpërmjet Facebook-ut ka thënë se vepra, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Njoftohet se Haradinaj ka vizituar edhe familjen Rugova në rezidencën e saj në Velani.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci.

Vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme