Arbëri

Të mërkurën, diell e kthjellët në Kosovë

Mot i kthjellët e me diell do të mbajë të mërkurën në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik.

Pas disa ditëve me shi e temperatura më të ulëta, maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 26 gradë celsius. Ato minimalet do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë celsius.

Indeksi ultraviolet në dy ditë të ardhshme parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë ditës.