Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, e ka përgëzuar kancelarin Olaf Scholz për gjuhën e qartë ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës.
Megjithatë, shtoi ai, do të duhej që Kosovën ta njohin fillimisht të gjitha shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian.
“Bravo Olaf Scholz: Gjuhë e qartë për Beogradin mbi temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte më e dobishme nëse të gjitha anëtaret e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ka shkruar Ischinger në Twitter.
Kancelari Scholz gjatë vizitës në Prishtinë të premten tha se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai përmendi sanksionet ndaj Rusisë duke kritikuar Serbinë dhe duke lavdëruar Kosovën që u bë në krah të shteteve perëndimore kundër agresionit rus.
Scholz ka thënë se duhet të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe se marrëveshja duhet ta zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës.
-
11 qershor 2022 13:59
-
Shpërndaje në: