Arbëri

ATK-ja për pesë muaj ka dhënë gjoba mbi 1.2 milionë euro për bizneset

Descriptive Text

Agjencia Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se nga janari deri në fund të majit të këtij viti ka dhënë gjoba prej 1.2 milionë euro për bizneset.

Siç ka bërë të ditur ATK-ja janë lëshuar 3534 gjoba mandatore e 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion.

Shuma totale e gjobave për mallin e gjetur pa dokumentacion është 155 mijë e 387 euro.

“Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë. Periudha Janar/Maj 2022, vizita përmbushëse 15,276, gjoba mandatore 3,534 me vlerë 1.2 mil €, gjoba për mallin pa origjinë 184 me vlerë 155,387. Pa dyshim aktivitete operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave. Për këtë periudhë kemi rritje për 70.2 milionë euro apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milionë euro”, thuhet në komunikatë.

Trajtimin e evazionit tatimor përveç me aktivitete rutinore, hetime tatimore, ATK thotë se do ta bëjë edhe përmes projekteve përmbushëse, si ai në fushën e ndërtimtarisë, gastronomisë/hotelerisë, mallit pa dokumentacion dhe mungesës në stoqe, si dhe mos-deklaruesve.