Arbëri

Osmani në Mal të Zi, në Samitin me tre të dërguar për rajonin

Descriptive Text

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Malit të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore, ku të hënën dhe të martën, do të diskutohet tema e luftës në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Ballkan.

Osmani do të flasë prej orës 10:30.

Nga zyrtarë ndërkombëtarë, të ftuar në këtë Samit janë edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Britanisë për Ballkan Perëndimor, Stuart Peach e ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Liderët rajonalë që do të marrin pjesë janë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Jovana Maroviq dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj.

Samiti organizohet nga Instituti Ndërkombëtar Republikan i SHBA-së.