Arbëri

Mbi 200 specialistë të mjekësisë u testuan për punë të përhershme

Ndonëse me vonesë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka rihapur konkursin për më shumë se 200 specialistë të papunë, raporton KTV.

Këtë të mërkurë këta punëtorë shëndetësorë i janë nënshtruar testit për punë për kontrata të përhershme.

Ky konkurs është shpallur edhe për spitalet e tjera në vend.

Nga sindikata, thonë se qëllimi i tyre është që të mos lejojnë që asnjë doktor të mos mbetet i papunë, ndonëse patën kritika për vonesa të rihapjes së konkursit.

Kohë më parë këta specialistë kishin protestuar pasi Inspektorati i Punës kishte anuluar konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, që, sipas tyre, është dashur të shpallet nga SHSKUK-ja.