Arbëri

Meta dekoron Serwerin me titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Daniel Serwer dekorohet me titullin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" nga presidenti i Shqiperise, Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dekoruar me titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, profesorin e njohur amerikan dhe ekspertin për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer.

Meta e ka dekoruar Serwerin për lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA dhe mbështetjes së sovranitetit të Kosovës.

“Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, pata kënaqësinë e veçantë të nderoja me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, mikun e shquar të kombit shqiptar, prof. Daniel Serwer. Përherë mirënjohës për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA, për angazhimin shumë të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, duke spikatur veçanërisht si një zë i fuqishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave të njeriut, sidomos në vitet e vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Ndihmesa e vyer e Prof. Serwer në shërbim të konsolidimit të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, meriton gjithashtu falënderim të madh”, ka shkruar Meta.