Asamblistët e komunave në Kosovë është propozuar që të mos deklarojnë më pasurinë e tyre, ka bërë të ditur kryetari i Grupit Punues për pakon e ligjeve anti-korrupsion, Besnik Tahiri, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, ai ka treguar edhe risitë tjera që pritet të vijnë me Ligjin e ri për deklarimin e pasurisë, pos asaj që asamblistët të mos deklarojnë.
Ai ka thënë se deklarimi me ligjin e ri do të bëhet në formë elektronike e se do të ketë kontroll të plotë të deklarimeve periodikisht, varësisht prej pozitës së zyrtarit publik.
Sipas Tahirit, me ligjin e ri do të rritet transparenca dhe të gjitha deklarimet do të bëhen publike.
Ai ka thënë se Agjencia do të marrë edhe kompetenca të gjobëvënies, “me theks në provimin e qëllimit të zyrtarit për të mos deklaruar apo për të deklaruar rrejshëm, si element i veprës penale”.
Saktësisht 4748 ka qenë numri i zyrtarëve që është dashur të deklaronin pasurinë për vitin 2022. Nga komunat kanë qenë 1586 zyrtarë që është paraparë të bëjnë një gjë të tillë.
-
24 maj 2022 19:01
-
Shpërndaje në: