Arbëri

17 raste të reja me COVID-19 të hënën në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 623 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 17 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 37 persona të infektuar me koronavirus.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë - 13. Në të gjithë vendin janë 222 raste aktive. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim tre pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 275.881 raste, prej tyre 272.162 janë shëruar, 222 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë.