Arbëri

Krasniqi: U rikonfirmua se vendimi për rritje të çmimit të rrymës ishte i kundërligjshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përmes këtij vendimi u rikonfirmua se shtrenjtimi i rrymës ishte i padrejtë, i paarsyeshëm dhe kundërligjor.

“Jam shumë i lumtur që qëndrimi ynë parimor për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se PDK-ja do të qëndrojë në anën e qytetarëve kundër “çdo vendimi të kundërligjshëm e të padrejtë të pushtetit”.