Arbëri

Krasniqi pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: E vërteta nuk mund të ndryshohet

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me katër vjet e gjysmë burgim të ish-krerëve të OVL U{K-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ata janë dënuar nga Dhomat e Specializuara për pengim të drejtësisë.

“Liria e popullit tonë nuk është falur, por është fituar me gjak e sakrificë dhe lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, përballë një agresori pushtues e të pamëshirshëm, i cili ka provuar ta zhbëj identitetin dhe ekzistencën tonë. Kjo është e vërteta mbi të cilën na ka mbështetur qytetërimi perëndimor dhe bota demokratike dhe pjesë e kësaj të vërtete janë edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Kjo e vërtetë nuk mund të ndryshohet e as nuk bën të harrohet. Në rrethana e krijuara sot, pas dënimit të tyre nga Gjykata Speciale, bashkëndjejmë me familjet Gucati e Haradinaj. Drejtësisë i kemi besuar dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.