Arbëri

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren zgjat afatin e thirrjes për shprehje interesi për sektorin e gastronomisë

Descriptive Text

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren, ofron një shumëllojshmëri të gjerë ndërtesash me qira, ndërsa të përshtatshme për sektorin e gastronomisë janë shtëpiza prej druri, e vendosur në qendër të parkut dhe një hangar në hyrjen kryesore.

Në varësi të konceptit të ofruar, të dy objektet lejojnë hapësirë ​​për krijimin e hapësirave kreative dhe cilësore të ngrënies për qiramarrësit dhe vizitorët e parkut. Menaxhmenti i ITP-se mbetet i hapur për të diskutuar opsionet me kompanitë e mundshme të gastronomisë për të shfrytëzuar më së miri zonën e parkut. Kompania duhet të jetë e aftë dhe përgjegjëse për të ofruar shërbime ushqimore të cilësisë së lartë dhe me kosto efektive, si dhe shërbime “katering” kur kërkohet me oferta që përfshijnë një shumëllojshmëri zgjedhjesh ushqyese për bizneset e vendosura në park dhe stafin e tij.

Kompanitë e interesuara dhe të kualifikuara ftohen të dërgojnë ofertat në itp-prizren@giz.de deri më 31 Maj 2022, si dhe mund të rezervojnë një termin për vizitë premisave të ITP-së. Për më shumë: https://itp-prizren.com/position/call-for-expression-of-interest-for-gastronomy-sector-at-the-innovation-and-training-itp-prizren/

Në fund të vitit 2018, Qeveria e Kosovës dhe Gjermanisë kanë vendosur që bashkërisht ta zhvillojnë ish-kampin e kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizren në një Park Inovacioni dhe Trajnimi. Me hapjen zyrtare në Maj 2020, ky park hapi dyert e saj për bizneset kombëtare dhe ndërkombëtare, bizneset e reja, OJQ, institucionet kërkimore dhe zhvillimore, si dhe institucionet e larta akademike.

Aktualisht, janë rreth 15 kompani dhe institucione e organizata që operojnë ose që kanë nënshkruar marrëveshje qiramarrëse, përfshirë një kolegj universitar privat. Madhësia e parkut është 40 hektarë dhe përfshin 52 ndërtesa dhe parcela të hapura për zhvillim të mëtejshëm me qira.

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren, menaxhohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ).

Artikull i sponsorizuar