Arbëri

SHBA-ja nuk do t’ua lejojë hyrjen disa afganëve që gjenden në Kosovë

Descriptive Text

Administrata Biden është duke planifikuar të njoftojë disa afganë që aktualisht po presin në bazën e Ushtrisë së SHBA-së në Kosovë, se do t’u mohohet hyrja në SHBA, kanë njoftuar dy zyrtarë të administratës për Axios.

Përfundimisht pritet të preken deri 16 refugjatë afganë që gjenden në Kampin Bondsteel në Kosovë. Është hera e parë që administrata Biden u ka mohuar hyrjen refugjatëve afganë që janë vendosur në shtete tjera në pritje për të marrë lejen për të hyrë në SHBA.

Këto rrjedhin nga shqetësimet për siguri, apo identifikimit të lidhjeve të refugjatëve me talibanët apo me organizata terroriste.

Sipas “Axios”, Departamenti i Shtetit po mendon dy opsione për afganët që u mohohet hyrja në SHBA.

Njëra është të punohet me Talebanët për të lehtësuar kthimin e tyre në Afganistan dhe e dyta, të bindë shtetet tjera që të pranojnë afganët.

Zëdhënësi i Këshillit Nacional të Sigurisë në SHBA ka thënë për Axiosin se të gjithë afganët që kanë ikur do t’i nmënshtrohen një procesi rigoroz kontrolli.

Procesi kryhet nga inteligjenca, policia dhe po ashtu profesionistët kundër-terrorizëm në Departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

“Derisa shumica e afganëve të evakuuar kanë kaluar këtë proces, një numri të vogël të individëve u është mohuar hyrja dhe është shembull se sistemi punon si duhet”, tha zëdhënësi.

“Të gjithë këtu po presin të shkojnë në SHBA”, thotë Mohammad Arif Sar]ari, që ka punuar me CIA-n e më pas edhe kishte shërbyet si shef i inteligjencës afgane. Ai ka biseduar nëpërmjet telefonit të dielën nga Kampi Bondsteel. “Kemi menduar se ndoshta do të duhet tre apo gjashtë muaj – por jo nëntë muaj. Ekipi na ka intervistuar ndoshta pesë-gjashtë herë. Nuk jemi të lirë; nuk mund të dalim jashtë”.

Disa afganë në Bondsteel janë ankuar për shëndet jo të mirë dhe kushte jo të mira në kamp, kishte raportuar }all Street Journal.

SHBA-ja kishte arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për të pranuar përkohësisht refugjatë afganë.

Në Kampin Bondsteel janë afro 100 refugjatë.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Kosovës e SHBA-së, disa afganëve që u mohohet hyrja në SHBA duhet të largohen nga Kosova deri në shtator.

Departamenti i Shtetit të SHBA-së do të njoftojë autoritetet e Kosovës për vendimin.

Do të njoftojë për afganët që nuk do të kenë të drejtë të hyjnë në SHBA.

Raportohet se 16 refugjatë të tillë janë në Campin Bondsteel.