Arbëri

22 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

22 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 528 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë të vdekur.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695.

Në total numri i rasteve aktive është 352.