Arbëri

Sarrazin: Është shumë me rëndësi të liberalizohen vizat për Kosovën

Manuel Sarrazin

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se është shumë me rëndësi që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Sarrazin duke folur gjatë një forumi në Serbi, ka thënë se BE-ja nuk mund të ketë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësisë së madhe pasi nënvizon kredibilitetin e BE-së Nuk duhet humbur këtë mundësi. BE-ja nuk mund të arrijë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit”, ka thënë Sarrazin, që ka bërë thirrje edhe të hapen negociatat për anëtarësim në BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.