Arbëri

Shkarkohet nga pozita sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica

Është shkarkuar nga pozita e sekretarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica.

Në vend të tij, është emëruar zëvendësues Arbër Gegaj.

“Z.Arbër Gegaj emërohet zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë , Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në vendimin e ministres, Rozeta Hajdari.