Arbëri

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Gjatë ditës së hënë, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta, të cilat vende–vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK).

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 e 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 e 23 gradë celsius.