Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se Perëndimi do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën në mënyrë që t’i thotë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se nuk ka precedent.
Por, Selakoviq në intervistë për televizionin "RTS" ka thënë se Serbia do të luftojë me gjitha mjetet diplomatike.
Putin në takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, kishte krahasuar rastin e Kosovës me atë të Luhanskut e Donetskut.
Ai tha se ka lexuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe se me rastin e Kosovës, GJND-ja krijoi një precedent dhe se bazuar në atë precedent kanë të drejtë për shpallje të pavarësisë edhe rajonet separatiste të Ukrainës, Luhansku e Donetsku.
Selakoviq e pranon se do të ketë presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën.
“Në njëfarë mënyre, Perëndimi po ndjek një politikë që shkon drejt kësaj. Ne do të luftojmë që të mos shkojë në atë drejtim, do të luftojmë me të gjitha mjetet diplomatike e politike”, tha Selakoviq.
Sa i përket interesimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Selakoviq, thotë se nuk është ndonjë sekret që Kosova ka përkrahjen e shumicës së vendeve në Këshill të Evropës.
“Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq duke shkelur brutalisht marrëveshjet e Washingtonit e Brukselit, gabon, nuk do ta bëjmë këtë”, tha Selakoviq.
-
8 maj 2022 16:29
-
Shpërndaje në: