Arbëri

Mot me diell dhe vranësira të shtunën në Kosovë

Gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë, Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas IHK-së, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende–vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluar shiu.

Kjo situatë e krijuar barike mund të sjell edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.