Arbëri

Një grua në Korçë mbyti fëmijën pasi e mbylli në valixhe

Një fëmijë ka vdekur në Korçë, pasi e ëma e mbylli në valixhe posa e lindi, ka bërë të ditur të hënën “Euronews”.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15” në Korçë dhe fëmijën e gjeti pa shenja jete bashkëshorti i gruas së dyshuar, i cili sapo kishte ardhur nga emigracioni.

Ai dëshmoi për policinë që prej më shumë se një viti nuk kishte qenë në shtëpi dhe se fëmija nuk ishte i tij.

Çifti ka një fëmijë të përbashkët 15 vjeç.

Policia ka bërë me dije se gruaja ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa fëmijës po i kryhet ekspertiza.