Arbëri

Shi në ditën e parë të majit

Dita e parë e muajit maj, e diel, do të karakterizohet me vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ka bërë të dituri Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdueshëm të parametrit të erës”, thuhet në njoftimin e IHK-së.