Arbëri

Sveçla: Sulmet ndaj Policisë në veri, rezultat i shtrirjes së ligjshmërisë

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë të premten gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Siguri, se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri janë si rezultat i shtrirjes së ligjshmërisë atje, dhe ndaljes së kontrabandës.

Sveçla ka thënë se është rritur edhe aktiviteti hetues në ato zona.

Ministri i Brendshëm ka thënë po ashtu se gjatë vitit 2021 janë shkatërruar 50 grupe kriminale në Kosovë, nga rreth 1,000 operacione.

"Ka rënie evidente të kontrabandës", ka thënë Sveçla.

Sipas tij, brenda 10 ditësh, Policia kufitare e Kosovës është sulmuar gjashtë herë.